LDK-PDK zyrtarizojnë marrëveshjen në Istog, ja detajet e koalicionit

02 shkurt 2022 | 20:05

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshje për të qeverisur bashkë me PDK-së në katër vitet e ardhshme.

Marrëveshja, sipas tij, është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë, transnparente e të ndershme.

I pari i Istogut ka bërë me dije se PDK do ta ketë nënkryetarin e komunës dhe tri drejtori.

“Jemi dakorduar poashtu që bartësit e funksioneve komunale do t’i nënshtrohen mekanizmit të matjes së përformancës në periudha njëvjeçare”, ka shkruar në “Facebook” Ferati.

Postimi i plotë i Feratit në fb:

Sot kam pritur në takim kryetarin e PDK-së, dega në Istog, z. Ali Nimanaj. Si rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta kemi arritur marrëveshje për të qeverisur në Istog për katër vitet e ardhshme.

Marrëveshja është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë, transparente e të ndershme, profesionale e në përputhje me ligjet në fuqi dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të qytetit tonë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Komunës tonë.

Marrëveshja parasheh që Partia Demokratike e Kosovës, dega në Istog, do të udhëheqë me dikasteret si më poshtë:

Nënkryetarin e Komunës

Drejtorinë e Bujqësisë

Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport

Drejtorinë e Administratës.

Jemi dakorduar poashtu që bartësit e funksioneve komunale do t’i nënshtrohen mekanizmit të matjes së përformancës në periudha një (1) vjeçare.

Emërimi dhe prezantimi i të gjithë ekipit tonë qeverisës do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës,…