![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/08/ismet-beqiri-1_1533234444-1556335.jpg)
‘LDK-së i ka mbetur vetëm logoja’, Ismet Beqiri i përgjigjet Vjosa Osmanit
Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka komentuar deklaratat e Vjosa Osmanit, e cila ka thënë se LDK-së i ka mbet vetëm logoja.
Osmani ditë më parë tha se është ajo që përfaqëson votuesin e LDK-së. Një gjë të tillë, thotë Beqiri, nuk e ka thënë kurrë, as themeluesi i partisë, Ibrahim Rugova.
“Sa i përket kësaj fjalie, që thënë sinqerisht sikur po bëhet pak famoze, është gabim shumë i madh. Deklarata e tillë nuk i bën nder as Vjosa Osmanit dhe askujt prej nesh, që sot të themi unë përfaqësoj votuesit e LDK-së e atyre iu ka mbet vetëm logoja”, ka thënë Beqiri.
“Mos të harrojmë se për logon e LDK-së e mbi të gjitha ai që e ka bërë këtë logo, figurativisht po e them, ai kurrë nuk është thirr që votuesit i përfaqëson e LDK-së. As Ibrahim Rugova se ka thënë se i përfaqëson votuesit e LDK-së”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.
“Unë mendoj se LDK i ka 28 deputetë dhe që të gjithë jemi në Kuvend me vota të LDK-së, dhe jo me vota të Vjosës. Ne e dimë se ajo ka qenë mbartëse e listës por që të gjithë e dimë se në zgjedhje votohet logoja”, shtoi ai.