LDK-së i këputen kabllot e kamerave dhe internetit, Abrashi e quan akt të papranueshëm
21 prill 2020
| 13:37
Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë, ka ndodhur një këputje e kabllove të internetit dhe të kamerave.
Zyrtarët e LDK-së me të shkruar në zyrë mëngjesin e sotëm kanë vërejtur këtë vandalizëm, ku autorët dhe motivet e të cilit ende nuk dihen.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, e ka quajtur këtë akt si të papranueshëm.
“Nuk e di se kujt ka mundur t’i pengojë puna e LDK-së që të ndërmerr kësi veprime”, ka thënë Abrashi.
Abrashi ka bërë me dije se kanë kontaktuar me policinë dhe se për çfarëdo informate do ta njoftojnë publikun.