LDK-së i shkuan në seli AAK-ja dhe Nisma
04 maj 2020
| 11:57
Në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë mbledhur zyrtarë të lartë të kësaj partie, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate.
Takim ka për qëllim harmonizimin e programit për qeverinë e re, pasi kanë arritur marrëveshje për të qeverisur bashkërisht.
Kurse Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim nëse dekreti i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka qenë në përputhje me Kushtetutën.
Kushtetuesja e ka pezulluar dekretin e presidentit Thaçi deri më 29 maj të këtij viti.