‘Le Monde’: Teatri Kombëtar në Shqipëri shembet nga qeveria, një akt barbar
Në kohën kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës, 2000 – 2001, ishte bërë i njohur në botë pasi vendosi të ngjyrosë ndërtesat e trashëguara nga diktatura komuniste.
Kështu nisë shkrimi i prestigjozes franceze “Le Mond”, për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Sipas kësaj gazete, me motive shpesh të krijuara nga ai vetë, ai i dha Tiranës pak frymë galerie në qiell të hapur.
“Por të dielën e 17 majit, i njëjti Edi Rama, tashmë 55 vjeç, kryeministër që nga 2013, dërgoi policinë dhe fadromat në orët e para të mëngjesit për të shembur një nga institucionet e rralla kulturore të vendit dhe një nga sallat e veçanta për spektakle, Teatrin Kombëtar. Brenda tij, dhjetëra katrorë dhe aktivistë që ruanin godinën nga shembja prej më shumë se dy vjetësh, u larguan me dhunë nga policia”, ka shkruar gazeta franceze, përcjellë “Abcnews”.
Më tutje, në këtë shkrim citohet regjisori Edmond Budina, i ka thënë se ata erdhën në orën 4 e 15 të mëngjesit kur në ambientet e teatrit kishte ende rreth 60 vetë, të cilët ishin larguar me forcë dhe fadromat nisën shembjen.
Budina është një nga përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin dhe prej 2018-ës mbronte ndërtesën e ngritur në 1940-ën kur vendi ishte pushtuar nga Italia.
Manifestimi i tyre u mbështet dhe nga liderë e përfaqësues të opozitës.