![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Abdixhiku-ne-gjilan.jpeg)
‘Le të ketë tërmet elektoral’, Abdixhiku fton mbështetësit në tubimin e sotëm në Llap
07 shkurt 2025
| 12:09
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ftuar mbështetësit e partisë së tij për tubimin elektoral në Llap.
Për tubimin që do të mbahet sot (e premte) në shesh e që nis nga ora 18:00, Abdixhiku ka bërë thirrje për “një tërmet elektoral”.
“Llap, çka do me ba’ sonte Llap? Në shesh, nga ora 18:00. ✌️ Le të ketë tërmet elektoral! Shihemi Llap!”, ka shkruar ai në “Facebook”.