Leao: E dua shumë Milanin, shpresoj që një ditë të bëhem kapiten
Gjysma e dytë e vitit 2023 e Rafa Leao nuk ishte më e mira për sa i përket paraqitjeve dhe shifrave.
Megjithatë, dashuria e tij për Milanin dhe e ardhmja e tij me kuqezinjtë nuk janë në pikëpyetje dhe sulmuesi portugez u shpreh për këtë.
“Të dish se çfarë presin shokët e skuadrës dhe tifozët nga unë, më jep ndërgjegjësimin dhe dëshirën për të dhënë diçka më shumë. Shpresoj të jem kapiteni i tyre në të ardhmen dhe për mua është kënaqësi të luaj me këtë fanellë.
Idhulli im është Cristiano Ronaldo dhe e di që mund të arrij nivelin e tij, por nuk jam një lojtar egois dhe nëse kam mundësi, i lej të tjerët të shënojnë. Në këtë epokë numrat bëjnë diferencën dhe unë nuk mund të krahasohem me Mbappe apo me të tjerët, por është diçka që duhet ta vendos në kokën time dhe të bëj maksimumin të jem në nivelin e tyre.
Kur mbërrita te Milani, askush nuk më njihte, por sot jam një idhull dhe për këtë falenderoj tifozët, sepse ata gjithmonë më kanë bërë presion, sigurisht në mënyrë pozitive, duke pritur gjithmonë më shumë nga unë”m, është shprehur ndër të tjera portugezi.