Leao: Kampionati është shumë i gjatë, besojmë në titull
Ylli i AC Milan, Rafael Leao ka folur edhe për titullin në Seria A. Ai ka thënë se kampionati është i gjatë dhe se besojnë në “Scudetto”. Portugezi i mungon kuqezinjve prej 11 nëntorit, kur pësoi një tërheqje muskulore në transfertën me Leccen.
“Ndihem mirë. Nuk është një dëmtim serioz, por nuk duhet të rrezikoj. Po punoj bashkë me mjekët për të shmangur rrezikun, pasi kampionati është i gjatë. Unë ndihem mirë, nuk ndjej dhimbje. Po përpiqem të rikthehem në formën time 100% për të ndihmuar shokët e skuadrës. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt. Për momentin ka shumë presion, por unë e them gjithmonë që presioni është pozitiv. Ky Milan është shumë i fortë. Unë gjithmonë tentoj të krijoj një atmosferë të mirë në skuadër, si edhe t’i ndihmoj shokët. Sidomos të rinjtë. Titulli? Po, besojmë. Kampionati është shumë i gjatë”, ka thënë Leao.