Leao, lojtar i Milanit
01 gusht 2019
| 18:44
AC Milan ka transferuar edhe zyrtarisht portugezin Rafaelo Leao nga Lille për 30 milionë euro. Klubi kuqezi njoftoi se Leao ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare të enjten.
Mësohet se Milani i ka paguar 30 milionë euro për sulmuesin, ndërsa pesë milionë të tjera do t’i paguajë në formë të bonuseve. 20-vjeçari shpërtheu sezonin e kaluar për Lille, duke i shënuar tetë gola dhe duke i ndihmuar klubit ta zërë vendin e dytë në Ligën 1 pas Paris Saint-Germainit.
Ai vjen si zëvendësues i Patrick Cutrones, i cili iu bashkua Wolves këtë javë dhe bëhet blerja e tretë e Milanit këtë verë pas Rade Krunic dhe Theo Hernandez.