Leao: Mendojmë vetëm për sfidën me Romën
Rafael Leao është portugezi i dytë në historinë e Serisë A pas Cristiano Ronaldos që shënon më shumë se dy gola për dy sezone radhazi. Po dje ai ka thyer rekordin e golave në Serinë A për Milanin (12), teksa pas ndeshjes ka folur për mediat e pranishme në “San Siro”.
A nuk ju duket edhe ju se po i dribloni shumë lehtës rivalët?
Unë mundohem të bëj gjithmonë më të mirën. Gola apo asistime, pak rëndësi ka për sa kohë ndihmoj ekipin. Ndaj Leçes kishte rëndësi fitorja dhe e dinim që do të ishte e vështirë, sepse është një ekip që tërhiqet shumë prapa.
Kishit shumë pa shënuar në “San Siro”…
Atë po mendoja para ndeshjes dhe e dija që duhej të shënoja. Më vjen mirë kur u dhuroj kënaqësi tifozëve tanë të mrekullueshëm.
E të mendosh që nuk kishit shënuar kurrë me kokë?
Edhe ky është një aspekt për të cilin po punoj shumë. Pas stërvitjeve Pioli më kërkon të punoj me goditjet me kokë, sepse mendon që me fizikun që kam mund të shfrytëzoj centimetrat në lartësi.
Renditja ju mban ende jashtë katër të parave…
Sezoni ynë është i jashtëzakonshëm dhe po bëjmë mirë në Evropë. Duhet që edhe vitin e ardhshëm të jemi pjesë e Championsit dhe duam ta arrijmë këtë objektiv.
Nëse Juve penalizohet do të ishit përsëri mes katër të parave. E dini?
Ne duhet të shohim vetëm renditjen tonë e ndeshjet tona. Me të tjerët nuk merremi. Kjo është puna jonë dhe jemi të kënaqur me sa bëmë sot. Tani mendojmë për Romën.