Leao: Milani është një familje e dytë për mua
16 prill 2024
| 16:07
Sulmuesi portugez, Rafael Leao ka shprehur sërish dashurinë që ka për Milanin.
Në një prononcim të bërë së fundmi për mediat, ai u shpreh se Milani është një familje e dytë, ndërsa thekson se aty u bë burrë.
“Milani është një familje e dytë për mua, këtu pata mundësinë të rritem profesionalisht dhe të bëhem burrë. Në këtë mjedis kam mundur të zhvilloj edhe shumë nga pasionet e mia, jashtë fushës, nga muzika te moda. Të gjithë djemtë dhe vajzat që më ndjekin, dua t’ju kujtoj që duhet të luftojnë gjithmonë për ëndrrat e tyre”, u shpreh Leao.