Leao: Nuk jam lojtar perfekt, kritikat më motivojnë

15 nëntor 2024 | 13:04

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao nga grumbullimi i Portugalisë, foli për kritikat që ka marrë së fundmi për paraqitjet tek kuqezinjtë.

“Po kaloj sezone të shkëlqyera në Milano. Sezoni sapo ka filluar. Natyrisht që nuk jam lojtari perfekt, ka raste kur mund të bëj shumë më mirë. Jam shumë vetëkritik. Këto kritika nuk më tundin gjithsesi. Kam njerëz në Milano dhe në ekipin kombëtar që më ndihmojnë të rritem. Nga njëra anë, këto kritika më ndihmojnë, më motivojnë të rritem edhe më shumë në fushë”, ka thënë Leao.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë më shumë se tre muaj që kur presidentja…