Leao: Nuk kam menduar të largohem nga Milani

29 janar 2024 | 13:05

Futbollisti Rafael Leao ka thënë se asnjëherë nuk ka munduar të largohet nga Milani, ani pse vazhdimit flitet për një transferim të asit portugez në PSG.

Leao gjithashtu ka thënë se Paolo Maldini i ka ndihmuar shumë dhe se është duke i munguar.

“A kam menduar ndonjëherë të largohem? Jo, kam pasur vështirësitë e mia në fillim, kur mbërrita. Maldini më ka ndihmuar shumë, më ka telefonuar para se të arrija në Milano. Natyrisht, edhe më ka qortuar, po me personalitetin e fortë që rrezaton më ndihmoi të rritesha si burrë. A më mungon Paolo? Po, sigurisht”, ka thënë Leao.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikatat dhe punëtorët e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut…