Leart Krasniqi nënshkruan kontratë trevjeçare me IF Brommapojkarna
15 mars 2023
| 14:46
Leart Krasniqi është një ndër talentët më të dalluar të moshës 15-vjeçare në futboll me ekipin IF Brommapojkarna në Suedi.
Futbollisti kosovar që jeton në Suedi tashmë po realizon paraqitje të mira në Superligën U16 Allsvenskan me ekipin IF Brommapojkarna, ekip nga kryeqyteti suedez.
Federatat e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FShF), duhet që të angazhojnë përfaqësuesit e tyre që të kontaktojnë më familjarë të talenteve të rinj shqiptarë e të cilët janë përgjegjës për zbulimin e futbollistëve të rinj. Është shumë e rëndësishme që futbollistët të evidentohen që në moshë të vogël, pasi rreziku është i madh që ata të “rrëmbehen” nga kombëtaret e vendeve ku janë lindur e rritur.