Leboeuf: Chelsea duhet ta transferojë Xhakën

12 korrik 2024 | 16:06

Chelsea duhet të provojë dhe ta transferojë mesfushorin Granit Xhaka në këtë afat veror, këtë këshillë ia ka dhënë Chelseas ish-lojtari Frank Leboeuf.

Shqiptari që përfaqëson Zvicrën u largua nga Anglia vetëm verën e kaluar, pasi kaloi shtatë vite te Arsenali duke bërë afro 300 paraqitje. Mirëpo, Leboeuf ka këshilluar Chelsean ta marrë 31-vjeçarin ngase është i duhuri për ta ngritur nivelin e skuadrës.

“Po iu them personi që Chelsea duhet ta transferojë është Granit Xhaka. Është shumë impresionues dhe Chelsea duhet ta transferonte kur u largua nga Arsenali”.

“Ka qenë fenomenal për Zvicrën në Evropian dhe lojtari më i mirë i sezonit te Leverkuseni, i përshtatet Chelseas shumë mirë, praktikisht në mesfushë pranë Enzos dhe Caicedos”.

“Ai mund të jetë pjesa e munguar e enigmës për Chelsean”, tha ai.

Chelsea ndërkohë aktualisht është i fokusuar në transferimin e një qendërsulmuesi, megjithatë shkaku i Evropianit ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje konkrete.

Dëshira e madhe mbetet Victor Osimhen, mirëpo Napoli nuk po pranon ta shet nën 130 milionë euro, me “Blutë” që e vlerësojnë si shifër e madhe për nigerianin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e…