LeBron arrin rekord unik në NBA

30 dhjetor 2019 | 11:43

LeBron James u bë lojtari i nëntë që arrin mbi 9 mijë asistime në NBA, në fitoren ndaj Dallas Mavericks.

‘Mbreti’ pati një paraqitje spektakolare ndaj Mavericks, për më tepër theu rekorde në sytë e legjendës së Lakers – Kobe Bryant.

Ylli i Los Angeles gjithashtu është lojtari i vetëm që është në top-10 për më së shumti pikë dhe në top-10 për më së shumti asistime.

35-vjeçari po ashtu arriti në kuotën e 9 mijë kërcimeve, duke u bërë lojtari i vetëm që arrin edhe 9 mijë kërcime dhe po aq asistime.

”Jam shumë i lumtur. Gjithmonë jam mësuar të punojë shumë dhe pse jo të kem suksese e rekorde të reja”, u shpreh pas ndeshje një nga basketbollistët më të mirë në histori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dalin raportet e para të dëmeve nga tërmeti i 26…