
Lebron dhe Donçiç pritet të luajnë bashkë te Lakers
Nuk ka ndërmend të heqë dorë nga misioni I tij. Lebron Xhejms vazhdon të luajë në Arenat e basketbollit amerikan edhe tani kur ka kaluar moshën 40-vjeçare, dhe synimi nuk ishte vetëm që të luante krah për krah me të birin.
Kjo u realizua, por qëllimi kryesor është një tjetër, titulli I pestë kampion në NBA, që do ta afronte në vetëm një kurorë larg Majkëll Xhordanit, element vendimtar në misionin për t’u quajtur si lojtari më i mirë I këtij sporti për të gjitha kohët.
Bashkë me tripëll dabëllin dhe me fitoren që ai I dha Lejkërsave në fushën e Nju Jorkut, mediat amerikane I bënë jehonë një tjetër lajmi.
Tek Lejkërsat mund të krijohet ajo që do të quhet “dyshja e ëndrrave”.
Në Los Anxhelos, sipas të gjitha gjasave, vjen Luka Donçiç, ylli i madh i Denverit dhe i Sllovenisë. Në shkëmbim, tek Maveriksat do të shkojë lojtari qendër i Liqenasve, Entoni Dejvis, një humbje kjo, por gjithsesi mediat amerikane e cilësojnë biznes të madh.
Donçiç është padyshim një nga basketbollistët më të mirë dhe më të talentuar në botë, një kampion I veçantë në NBA, dhe në krah të Lebronit mund ta realizonte ëndrrën e tij, fitoren e titullit.
Duke u kthyer tek Xhejmsi, ai pati një tjetër paraqitje të madhe në Arenën e tij të preferuar, “Medison Skuer Garden”.
“Mbreti I koshit” pati tripëll dabëll me 33 pikë, 11 topa në tabela e 12 asistë, dhe ky ishte tripëll dabëlli i 10-të i sezonit. Po ashtu, Lebron u ngjit në vendin e 7-të në renditjen e shënuesve të ri.