![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/auto_lebron-dhe-curry1738916671.webp)
LeBron fiton duelin me Curry, kampionët e Boston dorëzohen në shtëpi
Kampionë e Boston zhgënjyen në fushën e tyre, ku u mundën 127-120 nga Dallas.
Vendimtar stoli i ekipit teksan, nga ku erdhën 57 pikë, ndërkohë që Klay Thompson me 25 pikë ishte lider për miqtë.
Fiton skuadra e Lakers, që mundi 120-112 Golden State. Tjetër ndeshje magjike për LeBron James, që realizoi 42 pikë e 17 rebound, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Stephen Curry për Warriors.
Ekipi i Minnesota, falë 41 pikëve të Anthony Edwards mundi 127-114 Houston, ndërsa Clippers triumfuan 119-112 ndaj Indiana, ndeshje ku u dallua kolektiviteti i ekipit kalifornian (6 lojtarë realizuan mbi 12 pikë).
Rezultatet
Boston – Dallas 120-127
Minnesota – Houston 127-114
Denver – Orlando 112-90
Lakers – Golden State 120-112
Portland – Sacramento 108-102
Clippers – Indiana 119-112