LeBron godet me bërryl në fytyrë kundërshtarin, shkakton përleshje masive (video)

22 nëntor 2021 | 11:31

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, u përjashtua nga ndeshja kundër Detroit Pistons të dielën, pasi e goditi me bërryl në fytyrë kundërshtarin Isaiah Stewart, duke shkaktuar përleshje masive.

Ky është vetëm përjashtimi i dytë në karrierën e James, pasi i pari ndodhi më 2017 për fjalë të vrazhda ndaj gjyqtarit. Incidenti i së dielës ndodhi në çerekun e tretë kur Lakers po humbnin 78:66 në Detroit.

James e goditi me bërryl Stewarit duke luftuar për një top në ajër. Ndërhyrja e James shkaktoi ndërprerje të gjatë të ndeshjes. Stewart, të cilit po i rridhte gjaku nëpër fytyrë, u tërbua fare dhe iu desh bashkëlojtarëve të tij ta mbajnë më forcë pasi po përpiqej ta sulmonte Jamesin në disa raste.

Edhe Stewart u përjashtua na ndeshja. Lakersat e fituan ndeshjen në fund me rezultat 121-116.

 

https://twitter.com/i/status/1462579853870264320

 

 

 

 

https://twitter.com/i/status/1462596227426504705

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj…