LeBron i jep fitoren Lakersave
Golden State ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 131-121 ndaj New Orleans, suksesi i gjashtë radhazi për kampionët në fuqi të NBA-së.
Një takim që u dominua nga vendasit, me Curry që realizoi 37 pikë, mbështetur edhe nga Durant me 24. Fitore në sekondat e fundit korri skuadra e Lakers, që mundi 114-113 Dallas, ndeshje që u vendos nga një gjuajtje e lirë e LeBron James (29 pikë). Të pestë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 12 pikë, ndërsa për Mavericks u dallua Matthews me 21 pikë, por që mbetën për statistikë.
Dy ndeshje të luajtura sot u vendosën pas kohës shetsë. Brooklyn mposhti 120-119 Detroit, një sfidë me rivalitet deri në fund, ku u dallua Dinwiddie me 25 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli. Për Pistons u dalluan Griffin me 25 pikë e Drummond me 24 pikë e 23 rebaund, por të vetëm nuk arritën ta fitojnë ndeshjen. Pas minutave shtesë triumfon edhe Denver, që mundi 108-107 Chicago, me Jokic që realizoi 22 pikë e 12 rebaund, ndërsa për Bulls nuk mjaftuan 53 pikët e dyshes LaVine-Carter për të evituar humbjen e gjashtë sezonale, raporton “Telesport”.
Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, skuadra e San Antonio mundi 120-90 Phoenix, sfidë e komanduar nga Spurs, me DeRozan që realizoi 25 pikë e Aldridge 24, ndërsa për vendasit mungoi lojtari lider. Mjaft spektakolar edhe takimi që nxori fitues ekipin e Minnesota, që mundi 128-125 Utah Jazz, ku herë kryesonte njëri ekip e herë tjetri. Ndeshje magjike për Derrick Rose, që realizoi 50 pikë për Minnesotën. Fiton edhe Indiana, që mundi 107-101 New York, me Sabonis që realizoi 30 pikë e Oladipo 24, një dyshe që bëri diferencën në parket.
Rezultatet
Brooklyn – Detroit 120-119
Chicago – Denver 107-108
Minnesota – Utah Jazz 128-125
New York – Indiana 101-107
Golden State – New Orleans 131-121
Lakers – Dallas 114-113
Phoenix – San Antonio 90-120