LeBron i jep fitoren Lakersave në sekondën e fundit

27 mars 2025 | 12:10

Fitore në frymën e fundit për ekipin e Lakers, që fitoi me rezultat 120-119 në fushën e Indiana. Një kosh i LeBron James në sekondën e fundit (13 pikë e 13 rebound) i dha fitoren ekipit të tij, ndërkohë që Donqiq realizoi 34 pikë e Reaves 24 pikë.

Skuadra e Denverit fitoi me shifrat 127-117 ndaj Milwaukee në duelin e skuadrave pretendente për titull. Mungesa e Antetokounmpo u ndie te Bucks, ndërsa Nikola Jokic realizoi një “triple double” me 39 pikë, 10 rebound e 10 asistime.

Pa probleme fiton jashtë fushe edhe Bostonin, që mundi me rezultat 132-102 Phoenixin. Porzingis me 30 pikë ishte lider për Celtics. Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Clippersave, që mundi me rezultat 126-113 New York, ndeshje ku u dalluan Harden me 29 pikë e Leonard me 27 pikë.

Rezultatet

Philadelphia – Washington      114-119
Brooklyn – Toronto                    86-116
Indiana – Lakers                         119-120
New York – Clippers                  113-126
Denver – Milwaukee                  127-117
Phoenix – Boston                       102-132

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga muaji i ardhshëm, rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet…