LeBron i jep fitoren Lakersve, Bostoni e Philadelphia shkëputen në Lindje
Pavarësisht moshës, LeBron James nuk ndalet, duke realizuar 37 pikë në fitoren 105-104 të Lakersve ndaj Houstonit në NBA.
Ky është suksesi i dytë radhazi për kalifornianët, që ngjitin shkallët në renditje. Mirë u paraqit edhe Davis me 27 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket. Fiton edhe Philadelphia, që mundi Brooklynin (121-99) jashtë fushe, duke konsoliduar vendin e dytë në Lindje.
Joel Embiid realizoi 32 pikë e 12 rebound, mbështetur nga Maxey me 25 pikë e Melton me 21 pikë. Humbet sërish ekipi i Dallasit, që u mund nga Cleveland (121-109), sfidë ku u dallua Sabonis me 32 pikë e 13 rebound. Në krye të renditjes në Lindje qëndron Boston, që fitoi në fund ndaj Memphisit (102-100) jashtë
fushe. Porzingis me 26 pikë ishte lider në fushë për Celtics. Pas kohës shtesë fiton Phoenixit, që mundi me rezultat 140-137 Utah Jazz, sfidë ku Kevin Durant realizoi 39 pikë e 10 asistime për Suns.
Rezultatet
Brooklyn – Philadelphia 99-121
Toronto – Detroit 142-113
Indiana – Orlando 116-128
Dallas – Sacramento 113-129
Memphis – Boston 100-102
Utah Jazz – Phoenix 137-140
Portland – Oklahoma 91-134
Lakers – Houston 105-104