
LeBron James kalon te Los Angeles Lakers
02 korrik 2018
| 15:37
LeBron James është larguar nga skuadra e Cleveland Cavaliers për t’iu bashkuar Los Angeles Lakers.
James do të jetë pjesë e Lakersave për katër sezone dhe do të përfitojë në total 154 milionë dollarë. LeBron James shihet si shpresë për të ringjallur skuadrën nga Kalifornia, e cila nuk e ka fituar titullin e kampiones që nga viti 2010.
/Epoka e re/