
LeBron James thyen një rekord të jashtëzakonshëm në NBA
LeBron James është bërë lojtari i parë në historinë e NBA që arrin 50,000 pikë të kombinuara, ndërsa ndihmoi Los Angeles Lakers të triumfojnë ndaj New Orleans Pelicans.
Amerikani 40-vjeçar e kaloi këtë shifër historike në fillim të çerekut të parë, gjatë fitores 136-115 të Lakersat, duke marrë një pasim nga Luka Doncic dhe duke realizuar një treshe spektakolare nga 7.6 metra largësie. James, i cili është shënuesi më i mirë në historinë e NBA, e mbylli ndeshjen me 34 pikë, duke çuar totalin e karrierës së tij në 60,149 pikë, 6,000 më shumë se legjenda Kareem Abdul-Jabbar, i cili renditet i dyti. Totali i pikëve të James përbëhet nga një rekord prej 41,871 pikësh në sezonin e rregullt, të cilave u shtohen 8,162 pikë në fazën “play-off”, ku ai është gjithashtu shënuesi më i mirë në histori.
“Nuk do ta zbukuroj, është një numër i jashtëzakonshëm pikësh”, ka thënë James.
“Jam jashtëzakonisht i bekuar që kam arritur të shënoj kaq shumë pikë në karrierën time, në ligën më të mirë në botë dhe kundër lojtarëve më të mirë në botë, është diçka shumë e veçantë”. LeBron James arriti këtë moment historik në sezonin e tij të 22-të, duke barazuar Vince Carter për numrin më të madh të sezoneve të luajtura në NBA. Ai u ndihmua nga performanca e shkëlqyer e Luka Donqiq, i cili shënoi 30 pikë, dha 15 asistime dhe kapi 8 kërcime, ndërsa Lakersat regjistruan fitoren e shtatë radhazi, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën Perëndimore. Legjenda e Lakersat, Earvin “Magic” Johnson, ishte ndër të parët që e përgëzoi James për këtë arritje historike në rrjetet sociale.
“Urime Mbretit LeBron James për t’u bërë i vetmi lojtar në historinë e NBA që arrin 50,000 pikë të kombinuara në sezonin e rregullt dhe ‘play-off’!”, ka shkruar Johnson në X. Më herët gjatë së martës, James u shpall gjithashtu “Lojtari i Muajit” në Konferencën Perëndimore të NBA, pasi pati një mesatare prej 29.3 pikë, 10.5 kërcime dhe 6.9 asistime muajin e kaluar, duke u bërë lojtari më i vjetër që e fiton këtë çmim.