LeBron konfirmon të ardhmen e tij në NBA

13 korrik 2023 | 12:54

Basketbollisti LeBron Xhejms,  përmes një deklaratë të dhënë në “ESPN”, ka konfirmuar se do të vazhdojë të luajë basketboll. Pak kohë më parë, ai u shpreh se do të mendohej për të ardhmen e tij. 38-vjeçari luan prej 5 sezonesh me Lejkersin, ekip me të cilin ka ende edhe një vit kontratë.

Kështu, sezoni i ardhshëm do të jetë i 21-ti radhazi për LeBron Xhejmsin në NBA, duke u bërë lojtari i gjashtë që arrin këtë rezultat, pas Dirk Novitzkit, Kevin Garnetit, Robert Perishit, Kevin Uillis dhe Vins Karterit (ky i fundit mban rekordin me 22 sezone). Ai ka fituar 4 tituj kampionë në NBA.

Lakers Timberwolves Basketball

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Ponte Prizreni është bërë me trajner të ri. Shef…