LeBron: Nuk e di se a do të jetë ky sezoni i fundit

05 tetor 2023 | 14:13

Pas 133 ditësh në heshtje, LeBron James ka folur për mediet, ditën e rikthimit të tij në fushë, për fazën përgatitore me Lakersat.

Ky do të jetë sezoni i 21-të në NBA për “King James”. “Ndjej se kam ende për t’i dhënë këtij sporti”, u shpreh LeBron, që do të mbushë 39 vjeç në dhjetor.

Lojtari ishte në dilemë për të luajtur apo jo kur u mbyll sezoni i kaluar, por në fund vendosi të vijojë karrierën. James pranoi se do t’ia dedikojë këtë sezon djalit të tij Bronny, që po rikuperon nga një arrest kardiak dhe një ndërhyrje kirurgjikale disa muaj më parë. Pavarësisht se do të jetë në fushë këtë sezon, nuk dihet nëse LeBron James do të luajë ende pas një viti.

“Nuk e di nëse ky është sezoni im i fundit apo jo. Për momentin mendoj për këtë vit”, ka shtuar James, që konfirmoi zërat se mund të luajë me kombëtaren në “Paris 2024”.

“Është një objektiv që më intereson. Ndihem ndryshe pavarësisht se po shkoj 39 vjeç. Sigurisht që nuk jam më një 20-vjeçar, por për sa i përket nivelit tim të energjisë ndihem mjaft mirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë këtë sezon, por jam gati”, u shpreh LeBron James.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar partitë opozitare për…