LeBron: Nuk ka rëndësi se ku, do ta mbyll karrierën duke luajtur me djalin tim
Këtë verë, basketbolli i Lakersave, LeBron James, do të jetë lojtar i lirë (free agent).
Për këtë arsye, ai është i lirë të vendosë për të ardhmen e tij, nëse do të rinovojë me Lakersat ai do të zgjedhë skuadër tjetër. Orët e fundit është përfolur për një rikthim te skuadra e Cleveland Cavaliers.
Vetë “king James” nuk e mohon këtë gjë: “Nuk i kam mbyllur derën asnjë alternative për të ardhmen tim. Nuk e di ende se çfarë do të rezervojë e ardhmja ime”. Gjithsesi, ëndrra e vërtetë për LeBron është të luajë me djalin e tij Broony, në vitin e tretë të gjimnazit.
Në vitin 2024 ai mund të zgjidhet në “draft”, çka i jep mundësi të luajë në NBA. “E konfirmoj që vitin tim të fundit në karrierë do të luaj me djalin tim Broony. Ku? Nuk e di, kudo që të luajë ai. Do të bëj gjithçka për të luajtur një sezon me të. Nuk bëhet më fjalë për para”, është shprehur James.