LeBron shkëlqen në fitoren e Lakersave ndaj Brooklynit

24 janar 2020 | 14:18

Vetëm tri përballje në NBA, por të mjaftueshme për të ofruar spektaklin e zakonshëm në kampionatin më të bukur të basketbollit në glob. Los Angeles Lakers me LeBron James bëri diferencën mbi parket iu imponuan me rezultat 113-128 Brooklyn Nets të Kyrie Irving. “Mbreti” i NBA-së e mbylli takimin me “triple double”, 27 pikë, 12 “rebound” dhe 10 asistime, ndërsa Anthony Davis e Dwight Howard realizuan “double double” secili, i pari 16 pikë e 11 “rebound” dhe i dyti 14 pikë e 12 “rebound”. Irving ishte më i miri në radhët e Nets me 20 pikë.

Fituan edhe Washington Wizards, 112-124 në shtëpinë e Cleveland Cavaliers në një sfidë mes dy ekipeve që nuk kanë më pretendime për këtë sezon, pasi renditen larg zonës “play-off”. Luan një ndeshje të madhe Bradley Beal, autor i 36 pikëve, duke fituar edhe duelin brenda sfidës me Colin Sexton të Cavs, që regjistroi 29 pikë.

Në ndeshjen e fundit të mbrëmjes, Dallas Mavericks, të shtyrë nga 27 pikë dhe 9 asistime të Luka Donqiqit, kaluan Portland Trail Blazers në Oregon me rezultatin 133-125. Nuk vlejti për asgjë paraqitja jashtë normales e Damian Lillard, autor i 47 pikëve, 6 “rebound” e 8 asistimeve. Teksanët, edhe pse jemi në mes të sezonit, tashmë e kanë të prenotuar një vend në fazën “play-off”, ndërsa Blazers duhet të luftojnë ende shumë për të arritur vendin e tetë në Perëndim. /SS/

Rezultatet

Los Angeles Lakers – Brooklyn Nets                      128-113
Washington Wizards – Cleveland Cavaliers         124-112
Dallas Mavericks – Portland Trail Blazers            133-125

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i pop-it, Madonna, ka anuluar koncertet e saj për…