LeBron, vendimtar në fitoren e Lakersave

16 dhjetor 2018 | 15:28

Lakersat ngjiten në vendin e katërt të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 128-100 ndaj Charlotte, ndeshje e luajtur në fushën e kësaj të fundit. Një takim i dominuar nga ekipi kalifornian, që kishte si protagonist të zakonshëm LeBron James, autor i një “triple double”, me 24 pikë, 12 rebound e 11 asistime. Por arma kryesore e ekipit të Lakers ishte kolektiviteti, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Chicago, që mundi 98-93 San Antonio, një rezultat disi surprizë, pasi Bullas ndodhen në vendin e fundit në Lindje, me shumë probleme këtë sezon. San Antonio e udhëhoqi gjatë gjithë kohës ndeshjen, madje u shkëput deri në 20 pikë, por miqtë rikuperuan në 5 minutat e fundit, duke arritur një fitore të pabesueshme. Aldridge me 29 pikë e 12 rebound ishte më i miri për Spurs, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Chicago u dalluan Dunn me 24 pikë e Markkanen me 23, raporton “Telesport”.

Në ndeshjet e tjetër, skuadra e Oklahomës mundi 110-104 Clippers, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Një ndeshje në përgjithësi e dominuar nga skuadra e Thunder, me George që realizoi 33 pikë. Ekipi i Detroit mundi 113-104 Boston, një fitore e merituar e skuadrës vendase, që në pjesën e dytë e dominoi lojën dhe triumfoi falë 27 pikëve të Griffin. Fiton edhe skuadra e Houston, që mundi 105-97 rivalët e Memphis, ndeshje e komanduar nga miqtë, që patën gjithnjë kontrollin e saj e triumfuan falë 32 pikëve, 12 rebound e 10 asistime të James Harden.

Rezultatet

Orlando – Utah Jazz       96-89
Charlotte – Lakers           100-128
Detroit – Boston             113-104
Memphis – Houston       97-105
San Antonio – Chicago 93-98
Oklahoma – Clippers     110-104
Phoenix – Minnesota      107-99

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Kosovës…