Lecce e dëshiron Hysajn

06 janar 2025 | 15:20

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares, i cili kaloi pjesën më të madhe të sezonit jashtë listës së skuadrës, u grumbullua nga Lazio për derbin ndaj Romës, por trajneri Baroni nuk preferoi ta aktivizojë për asnjë minutë.

Situata e lojtarit shqiptar ka vënë në lëvizje Leccen. Sipas asaj që shkruan Alfredo Pedulla, Leçe ka vendosur të fillojë negociatat me Hysajn dhe klubin, menjëherë pas derbit të humbur 2-0 nga Lazio.

Kontrata e Hysaj me ekipin Biancocelesti është e vlefshme deri në qershor 2026, sakaq problem është edhe paga e lartë që ka futbollisti.

30-vjeçari fiton jo pak, por 2,8 milionë euro plus bonuset, shifër që konsiderohet shumë e lartë nga klubi i interesuar për shërbimet e tij. Gjithsesi te Lecce, Hysaj do të kishte më shumë hapësira, çka rrit mundësinë e një akordi të mundshëm mes palëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka dhënë informacione shtesë lidhur me plagosjen e cila…