
Lecce rikthen interesimin për Arbër Hoxhën
08 prill 2025
| 17:00
Arbër Hoxha në modë. Klubi i Serie A, Lecce ka rikthyer interesin për sulmuesin shqiptar, Arbër Hoxha, i cili aktivizohet në radhët e Dinamos së Zagrebit. Në janar, klubi kroat refuzoi propozimin e Lecces, duke e konsideruar ofertën si të ulët.
Megjithatë, gjërat tani kanë ndryshuar. Hoxha po gjen pak hapësirë dhe Dinamo Zagreb po përballet me vështirësi financiare pas një sezoni zhgënjyes në elitë.
26-vjeçari i kombëtares tonë ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asistime.