Lecce zyrtarizon Ramadanin
04 gusht 2023
| 15:58
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Ylber Ramadani është prezantuar te skuadra e Lecces në Itali.
Futbollisti nga Kosova u largua nga Aberdeen dhe tash do të nisë një avanturë të re në karrierën e tij futbollistike, derisa klubi italian pagoi 1.2 milionë euro për mesfushorin kuqezi.
“Jam mjaft i lumtur që do ta nisë këtë përvojë të re në një klub të madh si Lecce. Mezi pres ta jap shpirtin tim për këtë fanellë. Faleminderit të gjithëve dhe menaxherit tim Shkumbin Qormemeti dhe SSM Agency”, ka thënë Ramadani. 27-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për Ferizajn, Prishtinën, Dritën, Partizani, Vejle BK, MTK Budapest dhe Aberdeen.