Leci ka këputur ligamentet
16 shtator 2020
| 13:47
Skuadra e Llapit ka pësuar një goditje të rendë, pasi transferimi Liridon Leci, ka pësuar lëndim të rëndë para fillimit të kampionatit.
“Olle” raporton se Leci ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë. Leci u dëmtua në miqësoren e Llapit me Skënderbeun në Shqipëri. Lojtari ka bërë rezonancën, ku u kuptua që ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë. Ai ka filluar menjëherë fazën rehabilituese.