Leci konfirmon largimin nga Flamurtari

25 qershor 2024 | 16:00

Liridon Leci përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se është larguar nga pozita e trajnerit të KF Flamurtari. Leci largohet nga kuqezinjtë e Prishtinës pas dy vjet e gjysmë.

“Dua t’ju njoftoj që nga sot nuk jam pjesë e KF Flamurtarit. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, presidentin, drejtorin dhe në veçanti futbollistët për periudhën dy vjet e gjysmë që kaluam bashkë. Flamurtari ishte aventurë e mirë për mua si trajner i ri, andaj i uroj shumë suksese këtij klubi në të ardhmen”, ka shkruar Leci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar…