Leclerc: Duhet të ndryshojmë gjithçka për të qenë më kompetitivë

27 mars 2025 | 12:26

Charles Leclerc ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga fundjava e kaluar në Kinë, ku të dy pilotët e Ferrari u skualifikuan për parregullsi. Tashmë 27-vjeçar, monegasku synon titullin kampion në Formula 1, por me këto rezultate vështirë se kjo ëndërr realizohet.

“Fundjava e kaluar ishte vërtet e vështirë për të gjithë ne. Duhet të ndryshojmë gjithçka, të punojmë më shumë për ta përmbysur situatën e keqe që kaluam në Kinë dhe jam i sigurt se do t’ia dalim në Japoni”, u shpreh Leclerc.

“Një falënderim i madh shkon për të gjithë ata që na kanë mbështetur të gjithëve si ekip gjatë fundjavës. Kjo do të thotë se ju keni shumë besim tek ne për të qenë gati për garën e ardhshme”, ka shtuar ai. Pas dy garave të para, Leclerc ende nuk është ngjitur në podium me Ferrari.

Në Maranello, po punohet për të sjellë një makinë më të mirë që në garën e ardhshme në Japoni edhe pse ndryshimet më të mëdha priten në Majemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gjurmët e Indiana Jones. CIA pretendoi se kishte konfirmuar…