Leclerc: Duhet të pranojmë faktin se po na parakalojnë të gjithë

08 maj 2023 | 16:22

Gara e Baku një javë më parë duket sikurse thjesht një “flakë kashte” për Ferrarin, pasi makina italiane u rikthye te problemet e fillim-sezonit.

Një vend i pestë dhe një vend i shtatë në garën e Majemit zhvilluar të dielën nxorën edhe një herë në pah problemet që ka “kokëkuqja”.

“Kemi shumë për të punuar. Kemi një makinë që në kushte ideale në një paraqitje të mirë, por sapo dalim nga ato kushte makina bëhet e vështirë për t’u pilotuar. Me gomat e mesme nuk arrija dot ta pilotoja makinën dhe duhet t’i menaxhoja ato, ndërsa me gomat e forta gjërat shkuan disi më mirë”, ka thënë Leclerc.

“Në provat zyrtare duelojmë dhe jemi të shpejtë, por kur vjen puna për garën jemi të avashtë. Duhet të pranojmë faktin se do të na parakalojnë gjithnjë e më shumë edhe pse kjo është e vështirë për t’u pranuar. Gjithsesi, nuk heqim dorë dhe shpresoj që modifikimet të na ndihmojnë”, ka shtuar Leclerc, i shtati në Majemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)…