Leclerc: Ferrari në Silverstone si Italia në Evropian

15 korrik 2021 | 11:43

Formula 1 rikthehet këtë javë në pistën e Silverstone, ku do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Anglisë. Një pistë favorite për Mercedes, ku synon të lërë gjurmë edhe Ferrari. Ai që shpreson në një podium është Charles Leclerc, që këtë sezon nuk është ngjitur asnjëherë në podium.

“Sigurisht që podiumi më mungon prej shumë kohësh. Gjithsesi, nëse shoh një foto të makinës së një viti më parë dhe asaj të këtij viti, ndryshimi është i madh. Jemi në rrugën e duhur dhe kemi një grup të fortë që po punon. Nëse ëndërroj podiumin në Silverstonë është një objektiv realist”, ka thënë Leclerc.

“Italia fitoi në Londër edhe pse nuk ishte favoritja kryesore. Një gjë të tillë mund të synojmë edhe ne për t’u dhuruar tifozëve tanë një kënaqësi. Unë jam i qetë për të ardhmen, pasi ka një energji pozitive dhe me Sainz ndihem mirë, duke punuar së bashku. Unë besoj te projekti Ferrari”, ka shtuar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i cili…