Leclerc: Gati për ta vijuar betejën

19 gusht 2022 | 16:19

Koha për pushime ka përfunduar dhe te Ferrari janë gati për t’u rikthyer në pistë për pjesën e dytë të sezonit.

Kjo pjesë e parë ka qenë disi zhgënjyese për “kokëkuqen”, që ka falur shumë gara për shkak të gabimeve të skuadrës apo pilotëve të saj.

Pavarësisht kësaj, Charles Leclerc shprehet se morali i skuadrës është i lartë: “Ka momente pozitive dhe negative dhe mendoj se diferenca për të dalë nga momenti i vështirë vjen nga këto situata. Kemi parë me vëmendje çdo moment të këtij sezoni dhe kemi mësuar nga gabimet tona. Jemi të gjithë të bashkuar e gati për ta vijuar betejën. Ferrari ka treguar se është një makinë e shpejtë këtë sezon, ndaj mund t’i mundim rivalët tanë. Gabimet janë pjesë e punës sonë. Mendoj se duhet t’i shohim gjërat pozitive që na motivojnë për të fituar sërish”, ka shtuar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë dhe një prej njerëzve më…