Leclerc ‘izolohet’ pas zhgënjimit në Francë

27 korrik 2022 | 12:19

Piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc ende nuk e ka kaluar zhgënjimin që pësoi tri ditë më parë në Francë, në garën e fundit të Formula 1. Për shkak të një gabimi në pistë humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.

Ai nuk mori asnjë pikë nga kjo garë, duke i dhënë mundësi rivalit të tij kryesor për titull Max Verstappen të fitojë dhe të thellojë diferencën në renditje. Këtë fundjavë do të garohet në Hungari, garë që vjen menjëherë pas zhgënjimit në Francë.

“Do të qëndroj i mbyllur në shtëpinë time deri ditën që do të nisem për në Hungari. Jam shumë i zhgënjyer dhe mërzitur”, ka deklaruar Charles Leclerc, që ka evituar çdo kontakt gjatë këtyre ditëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bilall Maliqi, shkrimtar Fshati Nor(ç)ë është  lokalitet i vjetër dhe…