Leclerc: Ja sa fitore synon Ferrari këtë sezon
Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, në prag të sesionit të dytë të testeve dimërore që do të zhvillohen këtë javë në Bahrein, ka përcaktuar edhe objektivat e tij personal për këtë vit.
“Pas testeve të para në Barcelonë kam mbetur i kënaqur, pasi zhvilluam gjithçka kishim planifikuar. Tani kemi testet e tjera në Bahrein dhe të shohim se si do
të shkojnë edhe rivalët tanë, çfarë risish do të sjellin ata dhe ne”, ka thënë Leclerc.
“Jemi me këmbë në tokë, pasi edhe në vitin 2019 dukeshim në formë pas testeve, por ishte vit zhgënjyes. Këtë vit, me rregullat e reja, do të duhen 2-3 gara para se të
kuptojmë 100% makinat. Gjithsesi, mendoj se këtë vit Ferrari do të reagojë më mirë në pistë krahasuar me sezonet e fundit të Formula 1”, u shpreh piloti i “kokëkuqes”.
Leclerc beson se këtë vit do të rikthehet te fitorja, që mungoi vjet për Ferrarin.
“Mendoj se 5 fitore për Ferrarin do të ishin një hap i madh përpara, një rezultat i mirë. Duhet të jemi konstantë këtë sezon në garë, për të patur një ritëm të barabartë me rivalët. Të shohim se si do të shkojnë edhe këto teste të fundit për të bërë një përmbledhje të situatës”, ka deklaruar Leclerc.