Leclerc: Kohën e kaloj me Hamiltonin

23 prill 2020 | 14:39

Formula 1, ashtu si thuajse të gjithë sportet, nuk i shpëtoi dot efektit të pandemisë globale të koronavirusit, pasi u ndal pikërisht kur po bëhej gati të ngrinte siparin e sezonit të ri, në pistën e Melbournit në Australi.

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, në një intervistë të dhënë për mediat italiane ka zbuluar si po e kalon kohën i izoluar në shtëpi, teksa mes aktiviteteve ka renditur edhe lojërat në Play Station me rivalin e tij Lewis Hamilton.

“Shumicën e kohës e kaloj në Play Station dhe aktualisht jam duke luajtur Call of Duty me Hamilton, por nuk është aq i zoti sa në pistë. Kam lexuar edhe një libër, ndërsa marrëdhëniet më të këqija i kam me kuzhinën, pasi nuk di të gatuaj, por shpesh jam i detyruar të bëj diçka”, deklaroi piloti francez.

Charles Leclerc rezultoi një surprizë për Ferrarin sezonin e kaluar, pasi që në debutim bëri një performancë mjaft të mirë, duke lënë në hije edhe pilotin e parë të “kokëkuqes”, gjermanin Sebastian Vettel.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka…