Leclerc: Maksimumi është vend i dytë për konstruktorë

28 korrik 2023 | 13:40

Piloti monogask i Ferrari, Charles Leclerc, në prag të garës së Belgjikës që zhvillohet këtë fundjavë në pistën legjendare të SPA, ka folur për pjesën e mbetur të sezonit. Ai mbetet optimist dhe shpreson se pushimet verore do të sjellin në pistë një makinë ndryshe nga kjo e deritanishmja.

“Unë përpiqem gjithnjë të jap më të mirën. Kjo është pistë e veçantë për mua, pasi këtu kam arritur fitoren e parë. Kjo është një garë me të papritura dhe me shumë gjasa do të kemi mot me shi. Shpresoj që kjo gjë të na ndihmojë këtë herë”, ka thënë Leclerc.

“Nëse e gjithë pista do të jetë e lagur mund të na ecë mbarë, nëse do të jetë gjysmë për gjysmë do të kemi sërish vështirësi. Shpresoj që provat dhe gara të mos kenë shumë diferenca, siç ndodhi në Hungari. Gjithsesi, duhet shumë punë dhe presim që këtu të dalim më mirë”, ka shtuar monogasku.

“Ne kemi pasur disa progrese, por me sa duket nuk janë të mjaftueshme. Ne u jemi afruar makinave të tjera por jo Red Bull. Ne kemi biseduar dhe programojmë të jemi më lart pjesën e mbetur të sezonit. Jemi të vetëdijshëm se nuk shkojmë dot më shumë se vend i dytë për konstruktorë”, ka deklaruar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një hartë e publikuar nga Universiteti i Oksfordit, tregon se…