Leclerc: Mos prisni asnjë mrekulli nga Ferrari

18 mars 2021 | 12:07

Kur duhen edhe dhjetë ditë që të nisë sezoni 2021 në Formula 1, piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, shprehet se edhe ky botëror nuk ka për të qenë i lehtë për “kokëkuqen”.

Edhe në testet e zhvilluara fundjavën e kaluar në Bahrein, makina italiane nuk ishte mes më të mirave, edhe pse është një njëvendëshe më e mirë se ajo e vitit të kaluar.

“U munduam që në tri ditë të zhvillojmë sa më shumë xhiro dhe të kryejmë sa më shumë punë. Shfrytëzuam në maksimum çdo mundësi që patëm, bëmë shumë kilometra në pistë. Për pasojë, është ende herët për të folur për makinën e këtij sezoni. Kur flasim për ta rikthyer Ferrarin në majë, nuk i referohemi këtij viti”, ka thënë Charles Leclerc.

“Duhet të jemi të gjithë realistë. Nuk mendoj se këtë vit do të duelojmë për titullin kampion. Ndaj, mos prisni asnjë mrekulli nga Ferrari. Makina SF21 e këtij viti nuk është një revolucion, por një evolucion i asaj të vitit të kaluar. Ne do të përpiqemi ta marrim maksimumin në Formula 1. Kjo nuk është një periudhë e mirë për Ferrarin e, po ashtu, edhe për ne, ndaj le të marrim më të mirën e mundshme”, ka shtuar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferenca e Rambujesë e mbajtur në Francë është njëra nga…