‘Leclerc mund ta fitojë titullin për pilotë, është më i pjekur dhe mund ta përballojë presionin’

12 dhjetor 2024 | 13:57

Te Ferrari, vendi i tretë në kampionatin e pilotëve të Formula 1 me Charles Leclerc dhe i dyti në kampionatin e konstruktorëve, u mirëprit si një rezultat i shkëlqyer, duke vënë theksin te rritja krahasuar me një vit më parë dhe tek konkurrueshmëria në pjesën e dytë të sezonit.

Nuk është rastësi që nga pushimet verore e në vazhdim Charles Leclerc ishte piloti që grumbulloi më shumë pikë (179) se të gjithë rivalët, duke ecur më mirë se Norris (175) dhe Verstappen (160).

Shefi i Ferrari, Frederic Vasseur, reflektoi për performancën e monegaskut gjatë një interviste për mediat italiane: “A është Leclerc gati për kampionatin botëror? Për mua po, tani është edhe më i pjekur dhe e qëndrueshëm. Fitoret në Monte Carlo, Monza dhe Austin tregojnë se ai mund të përballojë presionin, nuk është i brishtë në ato situata”.

Në perspektivën e çiftit Hamilton-Leclerc, Vasseur nuk sheh asnjë problem në horizont: “Kam ndjesi të mira. Ata e respektojnë njëri-tjetrin dhe do të bashkëpunojnë”.

“Charles ka qenë në dijeni të projektit që në fillim dhe unë besoj se edhe me ndihmën e Hamilton mund të fitojë titullin për pilotë. Edhe Hamilton mund të shpallet kampion bote, por unë do të vë bast për Ferrarin”, tha Vasseur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ditë pas futjes në listën e zezë amerikane, ish-zëvendëskryeministri…