Leclerc: Në Imola me dy objektiva të qartë

20 prill 2022 | 11:15

Këtë fundjavë botërori i Formulës 1 spostohet në pistën e Imolas në Itali. Një fundjavë interesante pasi, përveç garës së të dielës, do të jetë edhe “gara sprint” e së shtunës, ku gjithashtu jepen pikë të rëndësishme për botërorin.

Një fundjavë që pritet me interes dhe padurim nga Ferrari, që këtë sezon kryeson kampionatet për konstruktorë dhe pilotë.

“I kisha harruar garat sprint dhe këtë fundjavë do të kemi dy ditë të angazhuara, pasi janë në tavolinë shumë pikë. Do të jetë një fundjavë e rëndësishme, pasi të gjithë do të synojnë të grumbullojnë sa më shumë pikë, si në ‘garën sprint’ ashtu edhe në garën e së dielës. Shpresoj që këtë herë të na shkojë mbarë, pasi vjet kishim vështirësi”, ka thënë Leclerc.

“Nuk e di se si do të reagojë makina në këto dy gara, në një pistë evropiane si kjo e Imolas. Janë dy javë ku të gjithë kanë punuar fort, ndaj duhet kujdes që nga dita e premte për të pasur një makinë të shpejtë. Uroj të paraqitemi mirë si në tri garat e Formulës 1 para dhe t’u dhurojmë tifozëve të Ferrarit një fundjavë me fitore të dyfishtë”, ka deklaruar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky roman është botuar para tetëmbëdhjetë vjetësh në Tiranë. Po…