Leclerc: Nuk hoqi dorë nga vendi i dytë
Piloti monogask Charles Leclerc ende nuk e ka kaluar zhgënjimin e garës së fundit të Formula 1 në Brazil, ku u detyrua të tërhiqej që në xhiron e formatimit.
Makina e tij Ferrari pati një problem hidraulik, që bllokoi timonin dhe doli jashtë fushe pa përshkruar asnjë metër.
“Më vjen keq, pasi nisesha nga vija e parë, por ajo u kthye në një fundjavë të mallkuar. Shumë gjëra këtë sezon po më shkojnë ters, teksa nuk fitoj dot edhe kur nisem nga “pole position”. Më vjen keq për tifozët, por është një situatë që më shqetëson”, u shpreh Leclerc. “Këtë vit nuk kam qenë shumë me fat. Nuk di se çfarë të bëj më shumë. Di që kur ulem në makinë dhe vendos kokoren jap 150% të mundësive të mia. Po diskutojmë me skuadrën për të dalë nga kjo situatë delikate, pasi synoj fitoren. Por kështu si ka ardhur puna të paktën të mbyll garën”, tha i zhgënjyer Leclerc.