Leclerc: Objektivi im është të kaloj vijën e finishit

05 prill 2023 | 14:59

Charles Leclerc e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme. Vetëm gjashtë pikë në klasifikim dhe dy tërheqja nga tri gara të mbajtura deri më tani janë një sinjal i qartë se ky edicion do jetë i vështirë për të dhe Ferrarin.

“Është padyshim starti më i keq në jetën time. Jam shumë i inatosur, jam me vetëm gjashtë pikë në klasifikim. Tani nuk mendoj shumë për atë që mund të ofroj sezoni në të ardhmen, objektivi im kryesor për garat e radhës është të përfundoj garën dhe të kaloj vijën e finishit pa pasur penalitet apo ndonjë aksident. Më pas ideja është të përfitojmë nga momenti i mirë dhe të shohim para”, u shpreh Leclerc.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka bërë homazhe në Kompleksin…