Leclerc: Pas fitoreve në Montekarlo dhe Monza tani dua titullin kampion
Piloti monogask Charles Leclerc ka ide të qarta për të ardhshmen e tij në timonin e Ferrarit. Pasi arriti të fitojë dy garat e tij më të dashura këtë vit, në Montekarlo (shtëpinë e tij) dhe Monza (shtëpinë e Ferrari), tashmë ai synon titullin e parë kampion. Natyrisht me “kokëkuqen”.
“Ka ende shumë punë dhe dua ta bëj me Ferrarin dhe të bëhem kampion bote këtu. Ka qenë ëndrra ime që kur u zgjova në mëngjes. Ne po bëjmë maksimumin për të arritur sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk ishte një sezon i lehtë. Ne u rritëm shumë me synimin për të fituar përsëri dhe e bëmë atë”, ka thënë Leclerc.
“Ishte një sezon sfidues dhe ne po përpiqemi të mbyllim diferencën me McLaren dhe Red Bull, duke parë drejt e ardhmja. Ne po e realizojmë atë, por ende duhet të bëjmë përparim. Tani dua Kampionatin Botëror me Ferrarin në kohën më të shkurtër të mundshme”, u shpreh piloti monogask.
“Ndjehem si viti i parë i Formula 1 përsa i përket pasionit dhe motivimit. Më pas rritesh si pilot dhe si person, por pasioni ka mbetur gjithmonë i njëjtë. E mbaj mend garën e parë në Ferrari sikur të ishte dje”, ka deklaruar Leclerc, që në fund flet edhe për shokun e tij të ardhshëm, Lewis Hamilton. “Mezi pres që të arrijë. Çdo shok skuadre ka pika të dobëta dhe të forta për të mësuar. Ai do të ketë shumë pak defekte dhe do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të mësuar. Do të jetë shumë interesante, por unë do të mbetem vetvetja dhe ai, si gjithmonë, do të vijë me objektiva të qarta”, ka deklaruar Leclerc.