Leclerc, pas përplasjes me Vettelin: Duhet të jemi më pak agresivë
Në prag të garës së fundit sezonale në Abu Dhabi, piloti francez i Ferrarit, Charles Leclerc, është rikthyer të flasë për incidentin e dy javëve më parë në Rio De Janiero, me shokun e skuadrës Sebastian Vettel.
“Më vjen keq për gjithçka që ndodhi atje, por ishte edhe një episod disi i pafat. Kemi rishikuar videon disa herë, bashkë me pjesëtarë të stafit dhe Vettel e di mirë që nuk duhej të s’postohej majtas, ndërsa unë mund të kisha bërë më mirë për ta shmangur përplasjen. Megjithatë, nuk duhet dhe nuk do të jemi më kaq agresivë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Leclerc.
“Nuk kemi një hierarki mes nesh, pasi të dy jemi të fortë mjaftueshëm sa për ta synuar fitoren. Megjithatë, kemi porosi që të mbajmë më shumë distancë me njëri-tjetrin dhe të jemi më pak agresivë”, u shpreh Leclerc.