Leclerc rinovon kontratën me Ferrarin
Charles Leclerc dhe Ferrari do të vijojë përtej vitit 2024, kur dhe skadon kontrata aktuale. Skuadra italiane, ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me pilotin 26-vjeçar. Ai garon që prej vitit 2019 me Ferrari dhe në këto 5 sezone në Formula 1 ka arritur 5 fitore në 102 gara, duke u ngjitur 30 herë në podium dhe siguruar 23 “pole position”.
“Jam i lumtur që do të vazhdoj të pilotoj Ferrarin edhe në sezonet e ardhshme. Besoj se më e mira nuk ka ardhur ende dhe mezi pres të fillojë këtë sezon për të provuar ta bëj skuadrën të përparojë më tej dhe të na vendosë një pozicion për të qenë konkurrues në çdo garë. Ëndrra ime mbetet të fitoj titullin me Ferrarin dhe jam i sigurt se në vitet që na presin së bashku do të jemi në gjendje të marrim një kënaqësi të madhe dhe t’u japim tifozëve diçka për t’u gëzuar”, tha Leclerc
Leclerc ka nënshkruar deri në vitin 2029 me Ferrari. Gjithashtu, ai pritet të paguhet 31 milionë euro në sezon, 6 më shumë se rroga aktuale.